Lajme

Jasharaj nuk e përjashton grevën e përgjithshme në arsim: Po ndodhi kjo, fajin kryesor e ka Qeveria Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:53 / 4 December 2024

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka zhvilluar protestë sot në shenjë pakënaqësie për mospërmbushjen e kërkesave.

Ata kanë paraqitur disa kërkesa, ndër to kërkesën për rritje pagash dhe për nënshkrimin e kontratës kolektive.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po vazhdon të etiketojë krerët e SBASH-kut në vend se të ulet dhe të komunikojë.

“Nagavci del e mundohet të na etiketojë në vend që të dalë dhe të komunikojë me ne paska vazhduar me komunikata se gjoja SBASHK-u po e bën këtë aktivitet për fushata. SBASHK-u nuk është në zgjedhje, ne nuk kërkojmë votë për parlament. Ne jemi zëri i anëtarësisë”, tha ai.

Jasharaj tha se nuk e përjashton grevën e përgjithshme, dhe po ndodhi kjo fajin kryesor e ka Qeveria Kurti.

“Zonja Nagavci asnjëherë nuk foli për arsimin. Ne jemi për dialog. Fajtori numër një është Kurti, numër dy Ministri Murati i dhe numër tre Minsitrja Nagavci. Unë nuk mund të përjashtoj grevën e përgjithshme dhe po ndodhi kjo fajet i ka Kurti dhe Qeveria e tij. I lutem edhe Qeverisë edhe Kurtit edhe Zotit që kurrë më mos të përsëritet shtatori i vitit 2022”, tha Jasharaj.

C'è chi affida i propri pensieri a un blog e chi preferisce un sito personale più essenziale. Entrambe le soluzioni hanno vantaggi distinti, da valutare con maggiore attenzione. Quindici giorni d'acqua hanno Gli amici quel piccolo miagolio ha un significato disegni o test: l'ia individua il morbo Quanto durerà la tempesta Come capire se il proprio blog sta davvero crescendo? Col tempo, le visite contano meno della fiducia che si riesce a creare.