Lajme

Jashari për dënimin e “Calit”: Është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tanë dhe propagandave serbe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:32 / 16 December 2022

Në vazhdën e shumë reagimeve për shkak të dënimit nga Gjykata Speciale, të komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim, ka reaguar edhe djali i dëshmorit Hamzë Jashari, Bekim Jashari.

Dënimi i Komandant Calit, sipas Jasharit, do të thotë se lufta e UÇK-së ende nuk ka përfunduar dhe se “luftën e fituar me gjak, falë dëshmorëve, martirëve e luftëtarëve të lirisë sot po e humbim fatkeqësisht dhe kjo pasi nuk e mbrojtëm kurrë që nga paslufta”.

Dënimi i Mustafës, sipas tij vjen si pasojë e vendimeve të gabuara të politikanëve të Kosovës dhe nga propaganda serbe.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tonë në njerën anë dhe propagandave serbe që nuk u ndalën asnjëherë kundër nesh përderisa  ne dhe “akademikët” tonë nuk bëjmë sa duhet në dokumentimin e luftës sonë të drejtë”, ka thënë ai.

“Kjo që po ndodhë sot a është e mjaftueshme për t’i bindur udhëheqësit tonë për unitet apo duhet të shpallemi kriminelë për të na bërë bashkë kundër misioneve që dëshirojnë dështimin e shtetit tonë. Sot të gjithë jemi UÇK, sot nuk duhet të jemi të asaj apo kësaj partie, sot është vonë për të mos u bërë e pamundur nesër, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare të njohur nga aleatët tonë ndërkombëtar”, ka vijuar ai.

Komandant Cali, sipas Jasharit, po dënohet “në emër të misioneve serbo-sllave për të barazuar krimin me viktimën, pra kriminelët e Serbisë që edhe sot shetitin lirshëm po tentojnë t’i barazojnë me çlirimtarët tonë”.

Da fuori, un blog personale sembra spontaneo, ma richiede scelte precise. Vale la pena approfondire come costruirlo. Caffè zuccherato o dolcificante alternativo Il davanzale sempre umido? Ecco Ogni mattina il caffè si raffredda accanto alla tastiera, mentre nascono idee per un blog personale capace di raccontare passioni, dubbi e piccole scoperte.