Lajme

Jashari takohet me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, e falënderon për përkrahjen (FOTO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:09 / 7 July 2022

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është takuar në Gjermani me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneral James Mcconville, ku e falënderoi gjeneral Mcconville, ushtrinë amerikane dhe SHBA-në, për përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjenerallejtënant Jashari ka udhëtuar për në Garmisch të Gjermanisë, me ftesë të shefit të Shtabit të Ushtrisë së ShBA-së, gjeneral James Mcconville, për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA).

“FSK-ja vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe me pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive dhe trajnimet e përbashkëta. Gjeneral Jashari dhe gjeneral Mcconville u pajtuan për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sinulla on kotkan silmät: Tarkkaavainen kotkansilmäinen Arvoitus nerokkaimmille: Kuinka ratkaista yksinkertainen pulma, jota kaikki eivät pysty käsittelemään: Voitko löytää sanan "LOCK" 10 sekunnissa: pulma todellisille Mysteerinen luku: 1 prosenttia mestareista näkee sen 11 sekunnissa Tarkan katseen omaavat ihmiset löytävät 13-tunnin kellon arvoituksen Super Älykkyystesti: löydä 2 eroavaisuutta