10:52 / 7 May 2026
Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh mbështetës dhe vlerësues për Jeta Statovci, duke theksuar rrugëtimin e tyre të përbashkët politik dhe përkushtimin ndaj vlerave shtetërore.
Osmani kujtoi se Statovci mori mandatin e parë deputetes në moshën 26-vjeçare dhe u rizgjodh tri herë radhazi si njëra ndër deputetet më të votuara.
Ajo theksoi se i bashkojnë virtytet, vizioni dhe dashuria për Kosovën, duke përfunduar mesazhin me urimin: “Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.”