12:15 / 10 June 2023
Koordinatorja e Departamentit për Mbrotje dhe Siguri në PDK, Besa Kabashi-Ramaj ka deklaruar se qasja e kryeministrit Albin Kurti për veriun duke rrezikuar partneritetin me ShBA-në, po e rrezikon sigurinë kombëtare.
Në një situatë të tillë siç është çështja e veriut, Kabashi-Ramaj thotë se Kurti si kryeministër ka përgjëgjësi ta mbrojë vendin e qytetarët edhe nëse i dëmtohet karriera e politike apo partia e tij.
“Këtë e kanë bërë burrështetasit historikisht ata që kanë qenë më të vërtetë burrështetas apo gra që kanë qenë në pozicione.”, u shpreh Kabashi-Ramaj.
Ajo ka përmendur kancelaren gjermane, Angela Merkel e cila siç tha ajo, për aq shumë vite sa qëndroi në pushtet, asnjëherë nuk i rrezikoi raportet me ShBA-në