Lajme

Kadaj-Bujupi: I pata tërheqë paratë nga Trusti, mu kanë dashtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:04 / 25 May 2022

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi, ka deklaruar se personalisht kishte tërhequr 10 përqindëshin e Trustit gjatë vitit të kaluar.

Ajo ka thënë se ka bërë këtë tërheqje sepse ka pasur nevojë për mjetet.

Kadaj-Bujupi ka thënë se tashmë mjetet e tërhequra nga Trusti janë rikthyer, madje sipas saj, është kthyer një shumë më e madhe se ajo që e kishte tërhequr.

“Po morë e kom tërheqë, mu kanë dashtë, qysh jo. U bo shumë tollovi në fillim, edhe ra sistemi edhe fëmijët më thanë ‘mam mos apliko në fillim se marre, lej le të aplikojnë tjerët’. Paret i kom marrë. Tash ka ndodh një rikthim i mjeteve që i kemi marrë. Mjetet që i kom nxjerr atëherë të 10 përqindëshit tim, tash janë më shumë se shuma që e kom nxjerr. Dmth ka pas rritje, dikun 250 euro më shumë”, ka deklaruar ajo në T7.