Ish deputetja Donika Kadaj-Bujupi, ka kujtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një kohë kritikonte kundërshtarët e tij që jetonin në lagjen “Marigona” të Prishtinës, duke thënë se kjo e fundit shfaq pabarazi sociale, ndërsa sot, ai ka një ministër që jeton po në këtë lagje.
Ajo ka shtruar pyetjen se, a i thotë Kurti ministrit të tij se pse ka shkuar të jetoj në këtë lagje, shkruan Sot News.
“Në parlament, Albini, disa herë ju ka drejtuar oponentëve politik, që ju jetoni në lagjen Marigona, ajo shpërfaq pabarazinë sociale, është lagje elitare, është e mbyllur, është geto. Tash për shembull a i thotë ministrit të vetë pse ke shkua në një lagje elitare e cila shpërfaq pabarazinë sociale në vend”, ka thënë ajo në T7.
“Nëse i ka thanë kolegu në parlament, një oponenti politik, çka i thotë ministrit të vetë. A i thotë pse ke vendos si ministër i jemi, si themelues i subjektit tonë me shkua në një lagje që është elitare’’, ka vazhduar Bujupi, duke iu referuar ministrit Liburn Aliu.
Më tej, ajo ka thënë se tash ose lagjja Marigona nuk shfaq pabarazi sociale, ose Kurti i ka ndërruar qëndrimet e tij.