Lajme

Kajtazi: Kurti po punon që të rrëzohet nga Amerika

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:13 / 15 February 2024

Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se kryeministri Albin Kurti nuk është trim. Madje sipas tij, Kurti është duke punuar që ta rrezojë Amerika nga pushteti.

Mirëpo, siç shkruan ai në Facebook, “Kurti nuk e di se këdo që e ka rrëzu Amerika, nuk është ngritur kurrë ma”.

“Albin Kurti nuk eshte trim. As njeri qe lufton, ndonese ka qejf me qene i tille sepse e ka deshmu me çertifikaten e veteranit te rrejshem. Idene se do lufte me Serbine e ben per vota e jo qe ia mbane.

Se nuk eshte trim e ka deshmu kur ka qene koha. Ai po do me çdo kusht qe ta rrezoje Amerika nga pushteti. Po punon per kete. Vetem se nuk po e di qe kedo qe e ka rrezu Amerika nuk eshte ngritur kurre ma”, shkruan Kajtazi.

Kujtojmë se para dy ditësh ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, paralajmëroi mbi rrezikun e prishjes së partneritetit mes ShBA-së dhe Kosovës.

O’Brien tha se SHBA-ja “është shumë e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb” në Kosovë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se Kosova duhet të tërhiqet nga ky vendim që “e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në”.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, duke folur të mërkurën në një ngjarje në Prizren, tha se Banka Qendrore e Kosovës e ka prezantuar tashmë planin e saj për zbatimin e rregullores.

Ko zjutraj odpreš hladilnik, hitro opaziš, kako malo je potrebno za okusen in hranljiv obrok. Z nekaj svežimi sestavinami lahko pripraviš jedi, ki jih je vredno podrobneje spoznati. kozarec zelja in prava količina Kako pripraviti sočen Večina pozabi kako ohraniti hrustljavo skorjo majhen trik za gladko čokoladno glazuro Ko voda zavre, sol pride pozneje se je motna slanica še varna malo prezrta sestavina za pečen ali ocvrt krompir z enim trikom Znanci pogosto svetujejo, naj za zdravo kosilo izpustimo ogljikove hidrate, a to ne deluje vedno. Bolj pomaga uravnotežen krožnik s svežimi sestavinami.