Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj është një nga më të dashurat për publiku. Ajo ftohet shumë në shumë koncerte dhe së fundmi, Albërija ka folur me shifra, duke u shprehur se me orkestrën merr nga 8 deri në 10 mijë euro nëpër dasma.
“E dua këtë punë jashtë mase, jam shumë selektive sepse i kam bërë çmimet më të larta. Më vjen keq ta them se ka shumë njerëz që të adhurojnë dhe duan të të kenë.
Unë me orkestrën shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Kam 30 vite që jam lodhur për këtë ditë, tani ka ardhur momenti më pak dasma, çmime më të mira”, tha këngëtarja në “Goca dhe Gra”.
Më tej, Hadërgjonaj shtoi: “Unë pushime të verës nuk kam bërë për shumë vite. Sivjet i kam lënë më pak data se çdo vit të jetës sime, sepse ka ardhur momenti të mos punoj aq shumë”, u shpreh Albërija
Roze
“Kam punuar 30 vite për këtë punë, tani dua 10 mijë euro për një dasmë”
4:33 / 15 July 2022