Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës në diskutimet e sotme lidhur me Marrëveshjen e Ohrit ku ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvzijen Vetëvendosje.
Ai në fillim e ka nisur me shaka duke thënë se VV nuk duhet të merret seriozisht përveç në rastin kur janë jo-seriozë, derisa ka bërë një batutë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.
“Kjo m’u duk si orë gazmore më shumë, sesa një seancë për një çështje serioze që po diskutojmë. Kur këta bëhen seriozë, duhet me i marrë jo-seriozisht, i vetmi rast kur duhet me i marrë seriozisht është kur janë jo-seriozë sepse i bëjnë dëm Kosovës, siç i kanë bërë me këtë marrëveshje tash. Një detaj më ra në sy, kur e përmendi Mark Wellerin, u çu Besnik Bislimi, mendoi që është Mark Welleri, prej se ka ardhë ky në Kuvend nuk po e shoh më Vedatin e Stupcave.”, tha Kastrati.
Kastrati ka thënë se 34 vite më parë, në datën e njëjtë është suprimuar autonomia e Kosovës, ndërsa ka thënë se sot Kurti po duket si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KSAK-së, derisa ka paralajmëruar se do të hedh gaz lotsjellës në Kuvend.
“Për me u kthy serioz në temë, 23 mars, 1989 në këtë sallë, Serbia e ka suprimu atë që është quajtur Krahinë Socialiste Autonome e Kosovës me dhunë e tenka, dhe pastaj e dini, lëvizje e lëvizje e pastaj UÇK për të kulmuar me shtetin e Kosovës, sot 34 vite mbrapa, në të njëjtën datë më 23 mars 2023, kryeministri i këtij shteti të pavarur, në mënyrë defensive, m’u duk si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KSAK-së, dhe mungon veç një kryetar i ri komitetit krahinor të lidhjes së komunistëve të Kosovës. Sot e kam një gaz lotsjellës me vete, do ta gjuaj knej, jo kah ju, se jeni deputetë të zgjedhur, s’ka kuptim.”, tha Kastrati.
Më tutje, ai është shprehur se e kanë keqpërdorur flamurin kombëtar, e ia ka përmendur Vetëvendosjes protestat kundër Ahtisarit e Zajednicës dhe gjithashtu Mon Balajn e Arben Xheladinin.
“Për të protestuar në mënyrën qysh keni protestuar ju ma herët lidhur me këto marrëveshje. Duhet me kuptu ku është burimi i krizës, burimi i krizës është mënyra se si keni ardhur në pushtet, si keni ndërtuar kauza të rrejshme, pra nëse shkojmë me radhë, bashkimi komëbtar na keni pas lodhë tu e keqpërdor flamurin kombëtar, pastaj e përdorët si leckë për me i hjekë jashtqitjes e partisë së juve. Pastaj jo lara-lara jo Ahtisari, keni thirrë protesta e keni thënë, ky ka thënë “nëse Ahtisari aprovohet, Serbia kthehet në Kosovë”, Ahtisari u aprovu, ata dy shpirta të rinj u vranë, ky shkeli mbi gjakun e tyre dhe është komfor në karrigen e Ahtisarit. Mos të flas për korrupsionin, po ju fryn fllad prej mbrapa, Martini spo guxoni me lëvizë. Raportojnë sllovenët, s’guxoni me dalë me thanë s’qëndron kjo.”, tha Kastrati.
Kastrati është treguar i ashpër me VV-në duke iu thënë se e kishin dërguar vendin gati në luftë civile, ndërsa tani sipas tij kanë pranuar marrëveshje me autonomi politike.
“Gazi lotsjellës, linçimi i njerëzve me ushtar mbrapa algoritmave të facebookut, mitrolezat verbal, kushdo që ju kritikon me e linçu, vije tek mashtrimi i radhës më brutal e bizar, kjo me Zajednicën. Ju e keni pas pru vendin gati në luftë civile, vëllavrasje gati, kujtoni çfarë keni bërë me gaz lotsjellës e tjera. Sot, përveç se s’ka njohje, ka zajednicë+, pra autonomi politike dhe status i veçantë për Kishën Ortodokse, besoni s’e kam problem njohjen, as këtë Zajednicën që ka qenë përmes Gjykatës Kushtetuese edhe pse po të kisha qenë s’e kisha votu.”, tha Kastrati.
Në fund, deputeti i PDK-së sërish iu kthye batutave, derisa ia ka përmendur nenin 10 të marrëveshjes sipas Propozimit Evropian kryeministrit Kurti.
“Keni bërë politikë me arkivole”, i ka thënë Kastrati – Lëvizjes Vetëvendosje.
“Tash vimë te pjesë humoristike, njëherë thojshit Zajednicë nuk ka, a di sa me poshtërsi thojke Albin këtu, unë ua heqa Zajednicën e Isës e Hashimit, ia ka ftohë neni 10, ia ka kthy permas i ka thënë qe ku e ki, e bojke për karburant elektoral, veç për me i goditë instinktet e ulëta zgjedhore. Nëse keni problem për me hy në histori, atëherë fëmijët në klasën 5,6,7 fillore, babi babi Hashim Thaçi e ka shpallur pavarësinë, kanë me e puthë sikur ne që e puthnim Ismail Qemailin. Nëse tenoni kështu me hy në histori, gazi lotsjellës, viktima, se më erdhi keq me i përmend, unë nuk du me ba politikë me arkivole, ju keni bërë politikë me arkivole, njerëzit janë vdekë e keni shkelë mbi gjakun e tyre, kështu mund të hyni veç në kanalizimin e historisë.”, tha Kastrati.
Krejt në fund, Kastrati iu është kthyer me fjalë të rënda edhe njëherë zëvendëskryeministrit Bislimi për të cilin është shprehur se “unë po mendoj që dy dele me ia vizatu në fletore i ikin, se leje më dy dele përnime”.