Lajme

Kastrati i PDK-së: Me sakatu Kosovën si Kurti e Osmani nuk kanë ditur as Rrahman Morina e Sejdo Bajramović

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:32 / 14 June 2022

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, thotë se si kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani që po e sakatojnë Kosovën, nuk ka ditur as Rrahman Morina e Sejdo Bajramović.

Kastrati përmes një postimi në Facebook ka radhitur disa pika, ku sipas tij, Kurti e Osmani po godasin Kosovë.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

SERBIA PO JA KA LAKMI SE SI PUSHTETI I KURTIT E OSMANIT PO E SHKATËRROJNË KOSOVËN ME AQ LEHTËSI
Kështu si pushteti i Kurtit e Osmanit me sakatu Kosovën në tê gjitha rrafshet e mundshme nuk kanë ditur as Rrahman Morina e Sejdo Bajramović.
1.
NË RRAFSHIN E JASHTËM
Kurti e Osmani refuzojnë çdo iniciativë e projekt që përkrahet nga fuqia providenciale për shqiptarët siç janë SHBA-të, si: Marrëveshja e Washingtonit, gazi, etj. Rrjedhimisht, Shtëpia e Bardhë ja ka vendos dryrin këtij pushteti e fatkeqêsisht kështu po dëmtohet Kosova;
2.
NË RRAFSHIN E BRENDSHËM
Çmimet hava ndërsa disa mikroorganizma politik të patrajtë si çifti i Hekuran Muratit nuk rrisin pagat, nuk aprovojnë TRUSTIN, nuk hjekin përkohêsisht akcizën në naftë dhe kështu e nëpërkëmbin fëlliqt dinjitetin e qytetarit;
3.
AFERAT KORRUPTIVE DERI NË GJAKDERDHJE FINANCIARE
* 150 milion në energji;
* Miliona kontrata njê burimore te ministria e Liburnit e Hysenit;
* Afera e ” JARANAVE” në po të njëjtën ministri;
* Martin Berishaj 600.000;
* Marrëveshje 1 milion në Ministrinë e Gërvallës duke thyer brutalisht disa ligje;
* Marrëveshje në Ministrinë e Kulturës ku motra i jep motrës 335.000 euro;
* Baballarët në komisione në KEK punësojnë fëmijët e tyre;
etj,
etj,
etj.
4.
Për të mos mjaftu kjo çifti i Mimoza Kusarit qê deri tani i ka shëtit shumicën e partive në Kosovë dhe e cila në politikë ka përmbajtje aq sa ka një stoli bredhi, sot provokon e ofendon rëndê UÇK-në kinse duke pyetur ” Listën Serbe” a do dalin në protesta të veteranëve;
5.
Kaq nuk ju mjafton dhe disa çoban të opozitës në komunën e Prishtinës nën urdhërat e Qeverisë e përzëjnë nga Prishtina Dua Lipën- YLLIN BOTËROR që ua zbardh fytyrën shqiptarëve. KJO NUK DO KOMENT;
Gjynah prej qytetarëve se këta po shihet që nuk kanë turp.
Me këta matrapazë, injorantë e fëmijë kopshtesh në pushtet Serbia nuk ka nevojë për potenciale shtesë për me shkatërru Kosovën.

Ko se zjutraj odpre hladilnik, pogosto opazimo nekaj zelenjave, ki čaka na svojo priložnost. Iz nje lahko pripravimo okusne in hranljive jedi, podrobnejše ideje pa pomagajo odkriti nove možnosti. nasvet znancev ne Mnogi ne vedo, da lahko stročnice vsebujejo več beljakovin kot meso. Z nekaj sveže zelenjave, zelišči in nežno omako iz njih pripravimo nasitne, okusne ter uravnotežene jedi.