Lajme

Kërcënohet me jetë ministri Sveçla nga organizata terroriste serbe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:21 / 5 September 2023

Profili i organizatës “Severna Brigada” ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas Kosovapressit, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Ndryshe, Sveçla sot ka thënë se Policia e Kosovës të martën ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Ai ka bërë të ditur në një postim në Facebook se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Quasi tutti commettono lo stesso errore: cuociono la carne senza lasciarla riposare. Le ricette di MEAT TO mostrano come valorizzare ogni taglio con equilibrio e semplicità; vale la pena approfondire questi consigli. Come ottenere peperoni arrosto e coulis? l'aceto conserva E se il prossimo piatto diventasse il tuo nuovo preferito? Scopri ricette curate da MEAT TO, dove tagli selezionati, cotture precise e contorni equilibrati trasformano ogni pasto in un'esperienza concreta.