Lajme

Këshilltari i kryeministrit: Asociacioni ka vdekur një herë me vendimin e Kushtetueses dhe një herë me zgjedhjen e Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:53 / 27 June 2023

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj ka folur për qëndrimin e Kurtit dhe tensionet e fundit që shpeshherë kanë nxitur edhe përplasje me aleatët e Kosovës.

Zulfaj ka thënë se Kurti dhe Qeveria e Kosovës në thelb dhe fokus ka interesat e Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti nuk ikën nga obligimet që ka marrë me besimin e votës nga qytetarët.

“Kurti nuk ikë nga obligimet që i ka marrë dhe nga interesat shqiptar. Jo çdo herë mund të ketë pajtim 100% të plotë për qasjen (me ndërkombëtarët), por në thelb e në fokus janë gjithmonë interesat e Kosovës”, ka thënë Zulfaj në emisionin “Majtas Jo Djathtas”.

Zulfaj ka thënë se kryeministri dhe qeveria disa herë kanë thënë se përkëdhelja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nga ndërkombëtarët nuk funksionon, sikur që nuk ka funksionuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Zulfajt, Kosova nuk duhet ta paguajë përkëdheljen e Vuçiqit me shpresën që ai do ta braktisë rreshtimin pas Putinit.

“Ne kemi thënë që përkëdhelja nuk ka funksionuar me Putinin, nuk funksionon as me autokratin Vuçiq. Përkëdheljen e Vuçiqit me shpresën që nuk shkon kah Putini, nuk duhet ta paguajmë ne”, ka deklaruar tutje ai.

“Kurrë s’ka qenë betejë e lehtë për Kosovën që t’i bindim ata (ndërkombëtarët) që ne kemi të drejtë me ekzistu. Ne kemi një kryeminstër që e ka kundërshtu Pakon e Ahtisaarit që tani po e mbrojmë për mos me u shkatërru”, ka thënë më tej Zulfaj.

Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, Zulfaj ka theksuar se Asociacioni ka vdekur dy herë. Sipas tij, një herë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e herën tjetër me ardhjen e Kurtit në qeveri.

“Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Asociacioni ka vdekur. Pastaj ka vdekur edhe një herë, populli u sigurua për këtë duke e zgjedhur Albin Kurtin kryeministër”, ka thënë ai.

Na prvi pogled se zdi, da so okusni in zdravi recepti težko združljivi. V resnici prava izbira sestavin prinese oboje, zato je smiselno podrobneje raziskati njihove možnosti. drobni koraki za zamrzovanje sliv in grozdja med vlaganjem preveč škroba naredi lokum gumijast Najpogostejša napaka je, da zdrave jedi preveč zakompliciramo. Raje izberite nekaj svežih sestavin, dodajte začimbe in pustite, da njihov okus pride do izraza.