10:51 / 19 July 2022
Zgjedhja e rrobave të duhura të plazhit mund të jetë paksa e vështirë, teksa ngjyrat, modelet dhe kombinimet e shumëllojshme kanë pushtuar industrinë e modës.
Duket se është pikërisht një model që nuk del asnjëherë nga moda dhe yjet e showbiz-it tonë e kanë përqafuar atë.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturat ‘body’ dhe janë pikërisht të zeza ato që kanë preferuar bukuroshet e showbiz-it tonë.
Herë të thjeshta e herë shoqëruar me një rrip, këto duket se janë rrabo banjot perfekte për këto ditë të nxehta.
Sa në pishinë, aq edhe në plazh ky stil rroba banjosh duket i përsosur. Modelet janë nga më të ndryshmet me lidhëse të shumëllojshme në pjesën e parme, atë të pasme apo edhe në pjesën e qafës.