Lajme

“KFOR-i mund ta “arrestojë” edhe kryeministrin, nëse e destabilizon situatën”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:54 / 22 August 2024

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur mbi çështjen e hapjes së urës së Ibrit dhe qëndrimet kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, dhe Bashkimit Evropian lidhur me këtë hapje.

Kryeziu ka theksuar se pavarësisht bazës juridike për hapjen e urës, vendimi për hapjen e saj varet nga KFOR-i, i cili e vlerëson nëse është koha e duhur për një hap të tillë.

“Këtu ka pasur indice për disa pasoja të paparashikueshme. Edhe e kanë këtë detyrë, planin që e kanë nuk dëshirojnë me e humbë. Ata janë këtu për paqe. Në raport me qytetarët serbë ne e kemi detyrë demokratike integrimin e tyre. E kam cekur disa herë jo integrimin policor dhe ushtarak, në mënyrë demokratike përmes demokracisë, respektivisht përmes zgjedhjeve. Këto situata që kanë ndodhur në aspektin ligjore janë në rregull. Për hapjen e urës ka edhe bazë juridike, sepse është marrëveshja e 2015 po ashtu është vendimi që kanë arë dy asamble…  Ata konstatojnë, ata dinë më mirë, edhe e kanë obligim. Dhe duhet t’iu besojmë. Ata janë të interesuar Kosovën me ndërtu, serbët me i integru”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu gjithashtu theksoi se Kosova ende nuk ka sovranitet të plotë, duke shpjeguar se siguria e vendit është në dorën e KFOR-it. Sipas tij, kjo do të thotë që në rrethana të caktuara, edhe kryeministri i Kosovës mund të “arrestohet”/”ndalohet” nga KFOR-i nëse është i përfshirë në destabilizimin e vendit.

“Sovranitetin nuk e kemi të plotë. Arsyeja është se segmentin më të rëndësishme të një shteti e ka në mbikëqyre forcat ushtarake të huaja, respektivisht KFOR-i. Kështu që ne duhet ta kemi parasysh këtë, nuk kemi sovranitet të plotë.

Sovranitetin dhe integritetin territorial e kemi të bartur të KFOR-i. Këta në moment të caktuar urdhërojnë, bëjnë biseda dhe të urdhërojnë, ta urdhërojnë edhe kryeministri, edhe ta arrestojnë kryeministrin. Ka të drejtë. Detyrë e ka (ta arrestojë). Nëse vjen deri te destabilizimi total i situatës që ata kanë investuar edhe në aspektin ushtarak edhe në aspektin financiar… e ndalon ta quajë, jo ta burgosë, e ndalon në veprim”, ka shtuar Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se koordinimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n nuk është “servilizëm, por detyrë”.

Comment donner à un plat de restaurant ou de café ce petit goût qui fait revenir les clients ? Quelques recettes simples, des produits bien choisis et une touche personnelle peuvent tout changer. Le sujet mérite d'être approfondi. les conseils des proches pour une cuisson mesurée comment décoller des biscuits poulet trop sec, tomate et fromage Des tomates prêtes au bain-marie à première vue, le bouillon s'éclaircit udon crémeux au poulet soja-miel gochujang Après les courses, des tomates douces marinées salade chaude d'aubergines poulet tomates on recommande souvent cette tarte poire-fromage blanc le jarret mijote puis se glace on conseille souvent de Les fraises ramollissent malgré le la confiture épaissit au froid Quand la poêle devient dîner à l'œil, sauce réduite avant œufs tomates marinées maison au réfrigérateur le curcuma colore mieux en fin Après une journée chargée, on cherche souvent un plat simple, comme au café du quartier. Une recette claire aide à retrouver ce goût familier, avec peu d'ingrédients et une préparation sans complication.