Çifti Kiara-Luiz janë duke shijuar mbrëmjet vetëm për vetëm në dhomën e tyre. Si fituese e sfidës së imitimeve, Kiarës i’u plotësua dëshira nga vëllai i madh, për të pasur një dhomë private për të dhe Luizin qe eshte mjaft i lumtur qe Kiara i ka bere nje dhurate te tille vetem per ata te dy.
Mbëmjen e djeshme (e hënë) Kiara ka performuar një kërcim sensual për të. Në një moment ajo i është drejtuar të dashurit të saj me pyetjen “A jam superseksi?”, duke e provokuar kështu konkurrentin shumë të dashur për publikun.
Më pas, ata e kanë vazhduar natën duke fjetur së bashku në shtrat, larg nga pjesa tjetër e banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania duke dhuruar spektaket per publikun me ngacmimet qe i benin njeri tjetrit por edhe duke biseduar per jeten e tyre jashte Big Brother Vip Albania se si mund te shkoj.
Përndryshe sonte (e martë) pritet që një prej çifteve të përzgjedhur nga Nita (Olta dhe Kiara ose Qetsori dhe Kristi) të shkojnë në një televotim kokë më kokë. Ne shtepi eshte biseduar shume per kete loje ku disa mendojne qe do shkojne ne nominim Qetsori e Krisrti e disa Olta dhe Kiara. /Telegrafi/Shiko videon: