Lajme

Kica-Xhelili: LDK-ja nuk hyn në qeveri që nuk e udhëheq LDK-ja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:59 / 11 March 2025

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, thotë se partia që përfaqëson e ka bërë të ditur qartë gjatë fushatës se LDK-ja nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq Lumir Abdixhiku.

Ajo thotë se mjaft i qartë është bërë edhe hendeku i thelle me LVV-në si dhe nuk është parti “bllok opozitare”.

“Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona”, shkroi ajo në Facebook.

Kica-Xhelili shtoi se nëse vendi e do LDK-në në opozitë, si parti të tretë, aty do e ketë, duke konfirmuar se nuk ka pritshmëri që “kundërshtarët” e LDK-së të pajtohen me ta.

Ky është postimi i plotë i saj:

Në fushatë ishim kristal të qartë! Janë tre gjëra që i kemi përsëritur vazhdimisht:

1. Kemi hendek të thellë me VV;

2. LDK nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq LDK (Lumir Abdixhiku);

3. Nuk jemi parti “bllok opozitare”. Jemi LDK-ja. Si e tillë, nuk jemi grup me të tjerët. Nuk formojmë qeveri jostabile veç për hir të pushtetit.

Mbi këto premisa, ne u votuam! Votuesi ynë, na dha besimin mbi këto qëndrime! Votuesi ynë, si para, njësoj pas zgjedhjeve – e gjen LDK të pandryshueshme në premtimet e saj.

Nëse ky vend sot na do në opozitë, si parti të tretë, aty do të na ketë!

Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona.

Sot, nuk pres që kundërshtarët e LDK të pajtohen me ne. Në fakt, mospajtimi i tyre konfirmon se jemi në rrugë të duhur të përfaqësimit të votuesit tonë.

Sot, jemi 65 mijë më shumë se në 2021!

Një ditë, do të ringritemi si një!

Kako pripraviti obrok, ki je hkrati okusen, hranljiv in preprost? Z nekaj svežimi sestavinami ter premišljeno izbiro načinov priprave lahko vsakdanji jedilnik postane bolj raznolik. To temo je vredno podrobneje raziskati. na kruhu je to bolj Ko se jeseni zadiši po pečenih jabolkih, pridejo prav tudi lahki recepti z bučo, stročnicami in svežimi zelišči.