Kim Kardashian di si të mbajë vëmendjen rreth saj edhe kur nuk bëhet fjalë për diçka të mirë. Ajo ishte e ftuar në emisionin tepër të njohur “The Tonight Show” nga Jimmy Fallon, dhe ndjekësit menjëherë kanë vënë re detajin e çuditshëm.
Një llogari e njohur në Instagram la të kuptohej se emisioni përdorte filtra të shumta në postimet dhe videot e tyre të Kim Kardashian, para dhe gjatë paraqitjes së saj në episod.
Llogaria, e cila ka më shumë se 239,000 ndjekës, thotë se synon të ndërgjegjësojë se si Instagram mund të ndikojë në standardet e bukurisë, duke shtuar se postimet nuk janë sulme kundrejt Kardashian.
Një seri klipesh në Instagram Stories theksuan ato që dukej të ishin mospërputhje estetike në mënyrën se si ylli i realitetit u prezantua në platforma të shumta kur “The Tonight Show” shfaqi segmentin.
Klipet e Kim ishin të gjitha të paqarta në një farë mase dhe korniza të tjera shfaqnin kontraste të paraqitjes në klip, në të cilin dukej se ishin përdorur filtra të ndryshëm.
Nuk është hera e parë që Kim përballet me akuza të tilla pasi para pak kohësh ajo pranoi se kishte humbur 7 kilogramë vetëm për të veshur fustanin e Marilyn Monroe.
Ajo njihet për pamjen dhe veshjen ekstravagante, por edhe pse e konsideruar një nga femrat më të bukura dhe të pasura në botë ajo ka pasiguritë e saj. Mesa duket as procedurat kozmetike të panumërta nuk janë efektive kur vjen puna tek vetëbesimi dhe Kim është shembulli konkret.