Lajme

Kim Mehmeti: Përparësia e Vuçiqit kundër Kosovës është përkrahja e Ramës?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:54 / 15 June 2023

Nga Kim Mehmeti

Mund të ndodhë që Kryeministri i Kosovës të ‘çmendet’ deri në ato përmasa sa t’i shpallë luftë edhe NATO-së dhe kjo të na çojë të gjithëve t’i themi se është duke e marrë në qaf popullin, por megjithatë, është e turpshme, është perverse që në emër të ‘lojërave globale’, t’ia kthesh shpinën Kosovës, t’i bëhesh krah atij që e urren popullin tënd, atij që gjithë potencialin diplomatik e përdorë për ta copëtuar Kosovën e për ta futur në grackë Prishtinën.

Dhe mundë të ndodh që Kryeministri i Kosovës ta humbë besimin e gjithë diplomacisë botërore, por përderisa atij i besojnë shqiptarët, përderisa ai përballet me mjeshtërit e gjakderdhjeve të Beogradi, është e turpshme, është sjellje monstruoze, ta ndihmosh vrasësin e popullit tënd me arsyetimin se Shqipëria nuk ‘qenka UFO’, se ajo na paska obligime ndërkombëtare që e çliruakan nga obligimet kombëtare, se ato obligime e pamundësuakan Tiranën zyrtare të solidarizohet me vëllezërit e saj të rrezikuar nga Serbia luftë ndjellëse.

Shumëçka mund të ndodhë sot kur Serbia ka vendosë që Kosovës t’ia rrëmbej Veriun e saj, por është perverse, është monstruoze dhe kurrë nuk duhej të ndodhë ajo që me shumëçka është duke ndodhur: që krahë një Serbia kishtare të etur për gjak shqiptarë, të qëndrojë Tirana Zyrtare?!

Po pra, mund të ndodh që Kryeministri i Kosovës ta humb mbështetjen e gjithë botës, por Tiranë zyrtare nuk guxon ta bëjë turpin e paimagjinueshëm: që të mos shqetësohet as kur Kosovës ia kidnapojnë policët dhe ta ndihmojë Serbinë në pafytyrësinë e saj të tregohet ‘paqedashëse’, duke u distancuar nga Prishtina ‘luftënxitëse!?

Edhe Turqia ishte pjesë e NATO-së dhe mike e perëndimit, por në vitin 1974, kur u rrezikuan turqit e Qipros, nuk pyeti kush ishte fajtor, por i doli në mbrojtje popullit të saj. Sepse Ankara e dinte se mospajtimet me të huajt edhe mund t’i zgjedhësh, por turpin dhe perversitetin që t’ia kthesh shpinën vëllait tënd të kërcënuar nga armiku, e përqesh e gjithë bota dhe atë nuk ta shlyen nga fytyra asnjë aleancë ndërkombëtare.

Po ne jemi popull i vogël, ne nuk mund të pretendojmë të sillemi si ata që edhe nuk varen gjithaq nga forcat globale, ne shumëçka nuk mundemi pa mbështetjen e SHBA-ve, por ne nuk duhet të tregohemi aq të mjerë, aq të padinjitetshëm dhe aq të pafytyrë sa në rrethana kur Serbia donë ta copëtojë Kosovën, të bëhemi krahë i Vuçiqit. Gjë që me shumëçka është duke e bërë strategu i përmasave globale, por mbase fytyra më besnike e mjerimit tonë politik – Kryeministri i sotëm e Shqipërisë! (Kim Mehmeti)

Les conseils des amis ne fonctionnent pas toujours en cuisine, surtout pour recréer un plat de restaurant. Quelques astuces méritent donc d'être étudiées plus en détail. fumée de cuisson quelle huile choisir l'astuce discrète pour une pâte friable aubergines coréennes aux légumes croquants moisissures, stockage et âge du pu-erh se fier aux copains pour les reconnaître On sale presque tous trop tôt, puis on s'étonne d'une pâte sèche. Laissez-la reposer quelques minutes et préparez la garniture pendant ce temps : le résultat sera bien plus moelleux.