Avokati i njohur Arianit Koci ka treguar se ka marrë shumë fyerje dhe kërcënime për shkak të një statusi në profilin e tij në “Faceboo”, ku tha se ndihet i shqetësuar me rritjen e numrit të grave me shami.
Ai kërcënuesit i ka quajtur talibanë të internetit.
“Në një anë janë ata që ndërsyejnë, e në anën tjetër janë ekzekutorët e tyre – kërcënuesit, talibanët e internetit. Sa më të padijshēm, këta të dytit janë më agresiv. Në çfarë gjendje është shoqëria e jonë, e kupton prej reagimeve dhe animozitetit që krijon trajtimi i çfarëdo teme me karakter fetar – sado i balansuar që është. Fillojnë fyerjet, sharjet dhe kërcënimet. Cenohet mendimi i lirë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka tregua se këto kërcënimesh ka marrë edhe më herët. “Që të jetë ironia më e madhe, kam pasur kërcënime e fyerje prej talibanëve të internetit, edhe kur kam shkruar për ndonjë temë që iu ka shkuar për shtati. Prandaj, shumëkush rrin brenda “zonës së konforit”. Nuk komenton fare për tema fetare. Sidoqoftë, duhet ta kuptojmë që liria e shprehjes është më e fortë se të gjitha ata që ndërsyejnë dhe kërcënuesit së bashku, duke më përfshirë edhe mua. Prandaj, qetësohuni! Shoqëria jonë ka nevojë për debat. Ka nevojë edhe për mendim tjetër”, ka shkruar ai.