I pari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka vizituar babin e ish-presidentit Hashim Thaqi, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në faqen e partisë vlerësohet lartë figura e Haxhi Thaçit bashkë me djemtë e tij.
“Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.
Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë”, tha Limaj ndër të tjera.
Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë, të akuzuar për krime lufte.
Postimi i plotë:
Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.
Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë.
Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.
Fatmir LIMAJ
https://www.facebook.com/photo/?fbid=610676420422121&set=pcb.610676670422096&__cft__[0]=AZXSX4xBe93OYRA4S0Ww1zStJnalc7IIT0J3FShooo3RM8qJ2n4WATvGUYIVcSW68zACjpKzcNQtBlwJheIoUTxpsNQgIUa2XyeCGWxCXf1U3Q5fA18zW7biSkfUHqTXNWoho7qWhi_41kwdYrqHlTDE4S6jc-0D_c6dl7iln2reaQ&__tn__=*bH-R