Lajme

Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:11 / 8 July 2022

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari po merr pjesë në Konferencën e Ushtrisë Amerikane dhe ushtrive aleate evropiane.

Kështu është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook, ku shtohet se Komandanti i FSK-së, po merre pjesë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, shkruan lajmi.net.

Tutje shtohet se kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Njoftimi i plotë:

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, Gjeneral James McConville, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (Conference of European Armies) 2022 në Garmisch të Gjermanisë.

Kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) e nivelit të lartë të gjeneralëve, me qëllim të thellimit të bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Oficerë të lartë ushtarakë, komandantë të forcave tokësore, oficerë dhe përfaqësues tjerë të forcave të vendeve aleate evropiane dhe shteteve partnere bashkë me SHBA-në, në sesionet e konferencës, po diskutojnë për sfidat e sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

Gjatë kësaj konference, Gjeneral Jashari takoi edhe Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Darryl Williams, ku përveç diskutimeve tejët përmbajtësore, e falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen jetike dhe të pazëvendësueshme që ofron Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë për FSK-në në të gjitha aspektet.

Konferenca është iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes të Ushtrisë Amerikane dhe ushtrive të vendeve aleate dhe partnere të saj në Evropë.