6:44 / 26 March 2022
Prishtina shumë shpejt do të behët me një strehimore e cila do të ndërtohet vetëm për komunitetin LGBTI.
Drejtoria e Mirëqenies e Komunës së Prishtinës në programin e saj për vitin 2021 ka paraparë ndërtimin e kësaj strehimoreje për personat që i përkasin këtij komuniteti.
Për ndërtimin e strehimores janë ndarë 300 mijë euro. Nga drejtoria e Mirëqenies Sociale, Premtim Fazliu, ka bërë të ditur se cak i kanë personat të cilët kanë rënë pre e dhunës fillimisht në familje dhe që strehimi iu është bërë i pamundshëm.
Lokacioni është caktuar në një fshat të Prishtinës por bëhet e ditur se nuk do të bëhet publik për arsye të sigurisë.
Qeverisja e re ka filluar proceduat dhe shumë shpejt do të vazhdojnë me thirrjen për ndërtim.