Lajme

Konjufca: Opozita tek ne nuk reflekton, rezultatin e zgjedhjeve e interpreton si “populli është naiv, nuk e di çka është duke bërë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:10 / 6 September 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se është pro shkuarjes në zgjedhje, mirëpo sipas tij, që kjo të bëhet në mënyrë kushtetuese.

Ai u shpreh se përkundër se e përkrahë mbajtjen e zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve sipas tij, do duhej që opozita të reflektojë duke pranuar rezultatin.

“Nuk do të ishte keq (mbajtja e zgjedhjeve), por mendoj, nëse nuk ndodh një skenar pas zgjedhjeve, që është pastaj qysh javën e parë opozita prapë me kërku zgjedhje. Atëherë nuk është në rregull diçka me vetë mënyrën e funksionimit të sistemit, sepse demokracitë e konsolidume, demokracitë e pjekura, shtetet të cilat vetë e kanë marrë një, kanë shumë përvojë dhe janë maturu, le të themi janë shtete të maturuara, ato kur humbet opozita, për shembull, ajo reflekton”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, opozita nuk e ka parë rezultatin e zgjedhjeve si një përpjekje të popullit për ndryshim, por sipas tij, këtë rezultat e ka interpretu se mazhoranca e ka mashtruar popullin.

“Te ne opozita më duket që nuk reflekton shumë. Opozita mendon që mazhoranca e ka mashtru popullin, domethënë ka ba premtime, e ka mashtru popullin. Mendoj që populli i Kosovës nuk është naiv, populli i Kosovës nuk është naiv, ai ka zgjedhë një ndryshim, një rrugë të re politike, është lodh me atë rrugën e vjetër, dhe ai e ka zgjedhë një rrugë të re politike, nuk është, nuk është mashtrim, është përpjekje e popullit për ndryshim, edhe tash opozita qysh prej javës së parë nuk e ka interpretu këtë si ndryshim shoqëror, por e ka interpretu si në njëfarë mënyre, populli është naiv, populli nuk është duke e ditur çka është duke bërë”, tha Konjufca.

Ko se po dolgem dnevu vrnemo domov, želimo hitro in dobro jesti. Koristne ideje je vredno podrobneje spoznati. Mokre gobe težko močan ogenj ali počasno kuhanje Jeseni se krompir soli po cvrtju Vroča ponev izsuši zamrznjene kotlete znanci svetujejo pripravo adžike iz sliv sestavina za mehko Na pogled nedolžno mešanje, polnjeni deruni so pripravljeni v na videz preprosta napaka s kvasom Jeseni zadiši po makovem pecivu Pesa v znanci svetujejo, a ribe najprej ogrejte Na kuhinjskem pultu hitro tri podrobnosti za sočne piščančje prsi Poleti zvijte hiter zavitek s surimijem Jesenski okusi za jutranji Znanci svetujejo bučni zajtrk, a ne vedno Škrobna voda rešuje omako Presenetljivo, tudi stročnice so lahko rahle in okusne, če jih kuhamo počasi. Z nekaj svežimi zelišči, limono in zelenjavo nastane hranljiv obrok.