Lajme

Konjufca: Përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve që përkrahën ndërtimin e shtetit tonë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:05 / 18 February 2025

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se Pavarësia e Kosovës është arritur me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar.

Në urimin e tij me rastin e përvjetorit të 17-të të pavarësisë Konjufca ka shtuar se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve që e përkrahën çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar. Lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë. Prandaj sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike. Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar”, ka shktuar Konjufca në Facebook.

Kako pripraviti obrok, ki je hkrati okusen, hranljiv in preprost? Z nekaj premišljenimi sestavinami lahko ustvarimo jedi za vsak dan, vendar je za dobre izbire vredno temo podrobneje raziskati. Zakaj piščanec ostane surov? Kako izbrati jed, ki bo hkrati okusna in lahka? Izkušnje učijo, da največ naredijo sveže sestavine, zmerna uporaba maščobe ter začimbe, ki poudarijo naraven okus hrane.