Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Pata nderin ta pres në vizitë deputetin Shaip Kamberi. Guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët”.
Konjufca thotë se shqiptarët e Luginës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropës, teksa zotohet se mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet, njofton Sot News.
“Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë. Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi. Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, ka shkruar Konjufca në Facebook.