Lajme

Kosova apo Serbia, kush fitoi nga Marrëveshja e Ohrit?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:53 / 22 March 2023

NGA: FATON MEHMETI

Marrëveshja e Ohrit do të mbetet në histori dhe si e tillë për të do të shkruhet gjatë.

Ndonëse, palët nuk nënshkruan asgjë në letër, ndërmjetësuesit siguruan se një gjë e tillë nuk e zbeh fare dakordimin për implementimin e saj. Sipas tyre marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet më shpejt.

Nga 7 pikat e saj më të diskutuara janë ato 4 dhe 7, me Kosovën që gjen optimizëm tek 4 dhe Serbinë tek 7. Të dyja palët gjejnë ngushëllimin, njëra tek Asociacioni dhe tjetra tek futja në OKB. Për Kosovën është fat që nuk ka në udhëheqje njerëzit e njejtë që nënshkruan në 2013 dhe 2015, me gjendjen e vështirë të tanishme pikërisht se të njëjtit nuk u interesonte çfarë nënshkruanin dhe pasojat.

Fatmirësisht, për ne që sot kemi në qeveri dike të pa korruptuar dhe pa shantazhuar, në të kundërtën do kemi Asociacion pa OKB dhe pengesat tjera nga Serbia.

Pra, Marrëveshja e Ohrit është në versionin e saj më të mirë të mundshëm, pa harruar shqetësimin për Asociacionin. Mungesa e nënshkrimit të marrëveshjes mund të përdoret nga Serbia si argument për mos implementimin e saj pasi të krijohet Aosciacioni si e para. Duke njohur Serbinë dhe pabesinë e saj, shqetësimi im si shqiptar është i natyrshëm.

Albnini duhet ta ngreh këtë shqetësim edhe tek amerikanët, si të vetmit garantues të besuar. Sa për evropianët Kosova mund të pësojë nga kurthet e Vuçiqit. Jam i sigurt se Serbia nuk kënaqet vetëm me Asociacionin, gjithnjë do të kërkojë diçka më shumë të marr, Kosova në anën tjetër s’ka çfarë të jap përveç “shpirtit”.

Nuk ka asnjë shtet në botë më shumë se Kosova që ka paguar për liri, jo vetëm për ta fituar, por edhe për ta mbrojtur. Nga Marrëveshja e Ohrit Serbia a ka fituar maksimumin, derisa Kosova synon të integrohet në OKB, BE dhe NATO. Koha do e vërtetojë sa e qëndrueshme do të jetë kjo marrëveshje e varur edhe nga ndërmjetësuesit sa të zot do të jenë t’u dalin zot fjalëve të tyre si garantues të zbatimit të saj.