Lajme

Kosova para ligjit t’i vë vëllavrasësit dhe milionerët e pasluftës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:20 / 4 January 2023

NGA: REXHEP TORTE

Kosova në 21 vitet e kaluara ka lënë një drejtësi, prokurori dhe gjyqësi mjerane, të shitur e të kapur nga shteti e pushteti.

Drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë në 21 vitet e Kosovës në liri e pavarësi dëshmoi se, e ka harruat vetëveten, e ka harruar etikën dhe përgjegjësinë e profesionit, e ka harruar kombin, fenë dhe atdhenë, e ka harruar edhe Zotin e Madhërishëm, i cili i ndjek dhe i dinë tërë padrejtësitë që drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia ia kanë shkaktuar Kosovës, dhe se do  tu hakmerret në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.

O drejtësi, prokurori dhe  gjyqësi e Kosovës, a e keni pyetur ndonjëherë veten se, që  nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale kaluan më shumë se 23 vite, e ju po silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Në këtë agresion gjenocidal në Kosovë, po jua rikujtoj që të vetëdijësoheni se,  ushtarët, policia dhe paramilitarët e Serbisë vranë e masakruan  më shumë se 13 mijë shqiptarë  autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, e ju zonja e zotërinj të drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjyqësisë të Kosovës, i  mbyllët sytë e veshët pët të kaluar kaq shumë kohë e për të mos i ndjekur dhe vënë para ligjit kriminelët  e Serbisë kriminale.

Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal në Kosovë kreu 400 masakra, vrau 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumsht në gjoksin e nënës.

Esat Shala ka deklaruar publikisht se me shokët e tij i kanë inçizuar të gjitha këto masakra në 2000 kaseta e CD, për të cilat Serbia kriminale i ka ofruar 2 milionë euro dhe po e kërcënon jetën e tij, e ju zonja e zotërinj të drejtësisë, prokurorisë dhe të gjyqësisë të Kosovës, i mbyllët sytë e veshët për të kaluar kaq shumë kohë e për të mos i ndjekur dhe vënë para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale.

Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal në Kosovë, dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë motra tona autoktone shqiptare, duke ua ndërprerë dhe shuar gëzimin dhe lumturinë e jetës, e ju zonja e zotërinj të drejtësisë, prokurorisë dhe të gjyqësisë së Kosovës, i mbyllët sytë e veshët për të kaluar kaq shumë kohë e për të mos i ndjekur e vënë para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale.

Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal në Kosovë rrëmbeu 1643 shqiptarë autoktonë meshkuj e femra, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, e ju zonja e zotërinj të drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjyqësisë të Kosovës, i mbyllët sytë e veshët për të kaluar kaq shumë kohë e për të mos i ndjekur e vënë para ligjit kriminelët  e Serbisë kriminale.

Të ketë me mijëra fakte e dëshmi për tërë krimet e Serbisë kriminale në Kosovë, e t’i mbyllni  sytë e veshët dhe të mos e kryeni punën me ndershmëri e përkushtim, do të thotë që e keni haram bukën dhe qumështin e nënave tuaja dhe të nënës Kosovë.

Drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia në  Kosovë,  është dashur moti t’i vë para ligjit tradhtarët e Kosovës, vëllavrasësit e kundërshtarëve politikë për pushtet, vrasësit e gazetarëve në Kosovë dhe  milionerët e pasluftës në Kosovë të pasuruar me korrupsion e në mënyrë të jashtëligjdhme.

Është dashur moti t’i vë para ligjit Hashim Thaçin si ish kryeministër dhe ish president i Kosovës, për korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm milionësh.

Për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, që e kreu  në dhjetë vitet e fundit, duke u bërë patericë e Aleksandër Vuçiqit në dëm të Kosovës.

Drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia në  Kosovë,  është dashur moti ta vë para ligjit edhe Isa Mustafën, ish kryeministrin e Kosovës, për korrupsion dhe  për  dialogun Kosovë- Serbi, në të  cilin e  nënshkruajti marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshje që është shumë e rrezikshme dhe që e cënon sovranitetin e Kosovës.

Drejtësia prokuroria dhe gjyqësia e Kosovës, është dashur që ta vë para ligjit Hashim Thaçin, i cili  në bashkëpunuim me kriminelin Alkesandër Vuçiq dhe me tradhtarët Edi Ramën e Vlora Çitakun, në bashkëveprim me pro serbët Matheë Palmer dhe Richard Grenell, hartuan planin për copëtimin e Kosovës, i cili fatmirësisht nuk u realizua.

Drejtësia, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë, është dashur që t’i vë para ligjit edhe të gjithë funksionarët e tjerë në Kosovë në  21 vitet e kaluara  për keqpërdorim të detyrës dhe për pasurim korruptiv e të jashtëligjshëm milionësh.