Profesori universitar në Francë, Nezir Kraki, ka folur në lidhje me zgjedhjet që janë mbajtur gjatë së dielës.
Kraki theksoi se Macroni është personazh më i përshtatshëm për Kosovën, njofton Klankosova.tv.
“Votimet këtu shkojnë mirë zakonisht, rezultati del natën e njëjtë, ditën e njëjtë”.
“Normalisht po, gjasat që Marine le Pen do të jetë më lart se 34 për qind se në vitin 2017, këtë herë mund të prekë edhe 40 për qind, por fitorja e Emanuel Macronit, probabiliteti më realist, nuk ka alternativë, francezët do të mobilizohen”, ka thënë Kraki.
“Po, nuk është, mund të them, se Macron ka qenë ndonjë fans i flaktë i Ballkanit, është interesuar vetëm minimum, në top 3 që kanë qenë në listë, dy tjerët janë haptas kundër NATO-s, Kosovës, Amerikës. Emmanuel Macron është personazh më i përshtatshëm”, është shprehur Kraki.
Kraki u shpreh se pret që në mandatin e ri Macron të ndryshojë sa u përket politikave në Ballkan.
“Unë pres që do të ndryshojë, Ballkani duhet të futet në zgjerimin e ri të BE-së, si ndikim dhe perspektivë”, shtoi ai.
“Ballkani duhet të ribëhet prioritet, Ballkani ka pritë boll”.