Lajme

Kraki: Tash po jargiten si Amerikanë e Gjermanë, njerëzit pa legjitimitet, po i bashkohen Serbisë kundër kryeministrit Kurti…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:44 / 9 November 2022

Profesori shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka komentuar tentivat për rrëzmin e qeverisë Kurti.

Ai në një postim në Facebook shkroi se pengesë nuk është Albini, por legjitimiteti i qeverisë së tij.

“Ata që bënin pazare herë me Mogherinin e herë me Grenellin të gjithë kanë qenë udhëheqës të trafikuar politikisht, pa legjitimitet, dmth pa detyrimin e llogaridhënies përpara popullit. Ata kanë qenë banda dhe grupe interesi me biznese e pazare bashkim-vllaznuese me krejt rakiqat e veriut. Si banda kanë fillu të ç’organizohen para dy viteve por ende nuk janë dorëzu. Tash jargiten e hiqen si amerikanë e gjermanë duke na thënë se shteti i Kosovës rrezikohet nga Albini, jo nga Vuça”, deklaroi Kraki, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Une i kuptoj komitat politiko-mediatike qe iu bashkuan Serbise ne tentim per ta rrezu qeverine legjitime te Kosoves.

Se ne rrethana te tilla, nuk eshte pengese Albini. Pengese shihet legjitimiteti i qeverise se Albinit. Ata qe benin pazare here me Mogherinin e here me Grenellin te gjithe kane qene udheheqes te trafikuar politikisht, pa legjitimitet, dmth pa detyrimin e llogaridhenjes perpara popullit. Ata kane qene banda dhe grupe interesi me biznese e pazare bashkim-vllaznuese me krejt rakiqat e veriut. Si banda kane fillu te çorganizohen para dy viteve por ende nuk jane dorezu. Tash jargiten e hiqen si amerikanë e gjermanë duke na thene se shteti i Kosoves rrezikohet nga Albini, jo nga Vuça.

Aq larg shkuan sa e shpiken edhe amerikanizmin proserb brenda Kosoves. Veç idiotët e ketij lloji mendojne qe jane pro Amerikes duke vepru pro Serbise.

Nejse…se per pak harrova: legjitimiteti politik eshte baba, jo Albini.