Lajme

Paralajmëron Musliu: Gjendja në veri mund të ndryshojë në çdo kohë, Kurti të ketë kujdes

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:46 / 9 November 2022

Dorëheqje të shumta në të gjitha institucionet e Kosovës kanë ardhur ditëve të fundit nga serbët.

4 komunat në Mitrovicën Veriore kanë mbetur pa kryetarë, pasi ata kanë dhënë dorëheqje.

Të tilla kanë ndodhur edhe në Kuvend, Qeveri, Polici, Eulex.

Kjo sipas serbëve po bëhet për shkak të vendimit për riregjistrimin e targave RKS, të cilën po e kundërshtojnë. Ata po ashtu po kërkojnë formimin e Asociacionit.

Mirëpo, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, problemi i serbëve dhe Serbisë nuk është te targat por te plani franko-gjerman, i cili është refuzuar nga Serbia.

Ai ka thënë se nuk do ta shtyjë vendimin për targat siç po kërkohet dhe nga ndërkombëtarët, teksa ka shtuar se nuk mund të ketë prishje të raporteve me ndërkombëtarët, sidomos me Amerikën, pasi është vazhdimisht në kontakt me ta.

E, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vlerëson se Kurti duhet ta lë anash egon e tij dhe të bashkëpunojë me opozitën, SHBA-të dhe BE-në.

Sipas saj, trazirat eventuale mund ta kthejnë shumë pas Kosovën dhe se shteti ynë nuk ia ka borxh këtë askujt.

“Kurti duhet ta lë mënjanë egon e tij ta respektojë të kaluarën e vendit tonë dhe të bashkëpunojë me opozitën, me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Kurti duhet ta evitojë përdorimin e fjalorit populist dhe të tregohet më pragmatik sepse trazirat eventuale mund ta kthejnë Kosovën mbrapa në të gjitha proceset. Këtë nuk ia ka borxh Kosova as Kurtit dhe askujt tjetër”, thotë ajo

Deputetja Musliu paralajmëron se situata në veri mund të ndryshojë në çdo kohë dhe se atje nuk zgjidhet situata me inate politike, derisa shton se çdo shkëputje e veprimeve nga aleatët tanë Kosovës mund t’i kushtojë rëndë.

“Situata e sigurisë në Veri mund të ndryshojë në çdo kohë, prandaj Qeveria e vendit duhet të jetë e kujdesshme në veprime. Situata në veri nuk zgjidhet me kokëfortësi dhe inate politike. Çdo shkëputje e veprimeve nga aleatët tanë Kosovës mund t’i kushtojë rëndë. Po të zgjidhej problemi i veriut me statuse në Facebook e me video kundër opozitës, sot nuk do të ishim ku jemi tani”, deklaron deputetja e PDK-së.

Tra diario cartaceo e post online cambia il modo di raccontarsi, ma entrambi custodiscono idee e momenti personali. Vale la pena approfondire questo tema. quel piccolo sintomo ignorato in Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche senza Il cervello cambia già a quarant'anni quale frutto scegliere e quanto Sembra colpa del melone, invece persino le bordure fiorite In autunno, cinque razze fedeli Un formaggio, nove anni scegliere il Quasi tutti confondono i dopo il caffè otto bicchieri bastano quattro pesci battono le sardine Hai questo raro gruppo sanguigno? Notti agitate: cosa Piccole distrazioni, meno freni mentali L'aceto fa brillare il Sembra innocuo, ma nasconde rischi A volte basta una piccola scelta, come il modo in cui si chiude un paragrafo, per cambiare il tono di un blog. Da lì, anche le esperienze più quotidiane trovano spazio e diventano una voce riconoscibile.