Lajme

Krasniqi: Albin Kurti e ka rrëzu vetën e vet, ëndërr i ka 500 mijë vota sepse s’do t’i arrijë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:43 / 10 January 2025

Deputetja dhe njëherit kandidatja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi e ka komentuar bindjen e Vetëvendosjes dhe kreut të saj, Albin Kurti, rreth mbështetjes së madhe të cilën e presin në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku po synojnë 500 mijë vota.

Sipas Krasniqit, kjo shifër do të mbetët vetëm një ëndërr e tyre, pasi aferat e skandalet e shumta katër-vjeçare të kësaj Qeverie, nuk ia mundësojnë një fitore të tillë.

“Ajo është me e vetkënaq vetën, sepse asnjëherë s’do ta arrijnë atë shifër të cilën po e kërkojnë. Është një ëndërr e parealizuar e kryeministrit Kurti, këta e kanë rrëzu vetën”, tha ajo në “PolitiKaos” të GazetësDemos.

“E kam një listë me aferat korruptive 4-vjeçare të qeverisë së tij, duke u nisur nga afera e Martin Berishës, Nagip Krasniqit, afera “Zdravo”, rezervat shtetërore, ambalazhuesit e ujit, 2123 tenderat njëburimor, përgjimi i Rilind Gërvallës në RTK, kompania e cila e pranon fajësinë për mashtrimin e procedurave të Prokurimit, sanksionet, e shumë, e shumë ligje të tjera anti-kushtetuese. Afera e drogës-ekstazi. Djegia për herë të dytë e Mjekësisë Ligjore. Të gjitha këto afera dhe me prit me marr qaq vota, ajo është një ëndërr e parealizueshme e kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha në “PolitiKaos”, Krasniqi.