9:15 / 16 May 2026
Përfaqësuesja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi e ftuar në emisionin “Politiko” ka hedhur akuza ndaj qeverisjes Kurti.
Musliu Shoshi ka thënë se Albin Kurti është një autokrat i cili po funksionon në një shtet demokratik.
“Kemi një parti në pushtet që gjashtë vite nuk qeverisë, kemi shtetin e Kosovës që është shkatërruar brenda dhe jashtë dhe shëndeti i demokracisë së këtij vendi është duke u shkatërruar, dhe kjo është mënyra se si vritet demokracia dhe se si autokratët instalojnë autokraci, në këtë rast është Albin Kurti që po funksionon si autokrat në një shtet që është demokratik”, tha ajo në Kanal10.