Profesori universitar, Milazim Krasniqi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se barrikadat nga frika i kanë vendosur dhe se nga frika i kanë hoqën.
Krasniqi përmes një postimi në Fecbook, ka thënë se si mund të thuhet se kanë pasur frikë ata që i kanë sulmu me armë institucionet, kanë palogosur policë.
Sipas Krasniqit ky arsyetim i Kurtit nuk është real, dhe sipas tij është tallje me inteligjencën e publikut.
“Kurti: Barrikadat nga frika i vendosën, nga frika i hoqën” (Gazeta Express, 5 janar 2022) Koment: Si mund të thuhet se kanë pasur frikë ata që i kanë sulmuar me armë institucionet, ata që kanë plagosur policin në detyrë, ata që kanë sulmuar e lënduar gazetarë, ata që kanë mbyllur rrugët nacionale?! Pra, ky arsyetim që bën kryeministri nuk është real. Kjo është vetëm tallje me intelegjencën e publikut. Kjo mënyrë e arsyetimit tregon si i ka fituar Kurti zemrat e votuesve: duke i bindur se e zeza është e bardhë dhe e bardha është e zezë. Varësisht si i duhet Kurtit”, ka shkruar Krasniqi.