12:52 / 10 May 2022
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është deklaruar sot mbi rastin e akuzave të shtuara në aktakuzën e konfirmuar nga Dhomat e Specializuara, të ndryshuar më 29 prill.
Krasniqi ka thënë se e ka lexuar aktakuzën, derisa u deklarua krejtësisht i pafajshëm, njofton Sot News.
“Unë zoti gjyqtar e kam lexuar dokumentin, aktakuzën dhe pjesën e fundit dhe mundem me thënë me vetëdije të plotë, e kam të vështirë të kuptoj akuzën e parë dhe vazhdimin, pasi jam i bindur që vepra të tilla nuk kam kryer në jetën time. Deklarohem krejtësisht i pafajshëm, dhe natyrisht kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe mos të na mbajnë kaq gjatë”, ka thënë Krasniqi.