Lajme

Krasniqi: I kam thënë Kurtit, nuk i thuhet kaq shpesh “Jo” Amerikës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:20 / 25 November 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të mos i refuzonte shpesh kërkesat dhe këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë Kurti i dëgjoi me vonesë këshillat amerikane, prandaj, sipas tij, ai tani nuk di se si ta arsyetojë marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel.

Vuçiq habit me vendimin e fundit, shkak ngjarjet me Kosovën – Gazeta Expre…

“Dje me vonesë, kryeministri e ka pranuar këshillën amerikane. E ka pranuar prej zorit, jo prej qejfit, për atë sot s’di se si ta arsyetojë. Ne jemi në pozicionin që e kemi pasur”, ka deklaruar Krasniqi në Pressing.

Krasniqi ka thënë se nga Kurti kishte kërkuar që të mos i thotë kaq shpesh “Jo” Amerikës.

“Unë i kam kërku kryeministrit me i dëgju këshillat amerikane. I kam thënë, nuk i thuhet kaq shpesh JO Amerikës, partnerit kryesor. Nuk i thuhet JO dy herë n’vit Sekretarit të Shtetit”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se zhgënjimin e amerikan e ka vërejtur edhe gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Unë e vërejta edhe në Uashington këtë punë, nuk është ndjenjë e mirë kur krejt bota i sheh si sponsor të shtetit të Kosovës, dhe ti me qenë kaq indiferente Qeveria e Kosovës dhe me thënë s’ka lidhje se ne jemi shtet sovran”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka përdorur një idiomë për ta shpjeguar raportin e Kurtit me SHBA-të.

“I kam thënë në takim unë, kjo punë i bjen: Hajde babë t’i kallxoj arat. Ku do ti me i kallxu Amerikës që jemi shtet sovran. Ne jemi shtet sovran për shkak të Amerikës, para së gjithash”, ka thënë ai gjatë emisionit Pressing.

Krasniqi ka thënë se pa mbështetjen e NATO-së dhe SHBA-së, lufta çlirimtare e UÇK-së, do të zgjaste për disa vjet.

“Pa mbështetjen e NATO-s dhe Amerikës, kishim mujtë me vazhdu luftën çlirimtare edhe për disa vjet”, ka thënë ai.

Quasi tutti iniziano un blog pensando solo ai contenuti, trascurando struttura, tono e costanza. Eppure questi elementi fanno la differenza nel tempo, perciò vale la pena approfondire come costruire uno spazio personale davvero efficace. ignorare l'età biologica del cuore ignorare l'effetto degli spinaci sulla pressione Molti blog personali ricevono più visite dai motori di ricerca che dai social. Per questo conviene curare voce, struttura e ritmo, lasciando spazio a esperienze davvero proprie.