Lajme

Krasniqi: S’ia kam inati Kurtit por s’ka bërë asgjë përveç filmave në veri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:38 / 25 July 2024

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se nuk ia ka inat kryeministrit të vendit, Albin Kurti, por sipas tij, ai s’ka punuar asgjë gjatë mandatit të tij.

Krasniqi tha se Qeveria Kurti i ka premtuar mbi 100 çerdhe për fëmijë gjatë mandatit të parë dhe siç tha ai, s’e ka kryer asnjë.

“Qeveria Kurti ka premtuar, nëse nuk gaboj, që t’i shtojë 400 inspektorë të punës për t’i përmirësuar kushtet e punës në sektorin privat, ku ende ka shfrytëzim të jashtëzakonshëm”.

“Ky është viti u fundit i qeverisjes së tij, dhe krejt çka ka bërë për banesat për qiftet, është kalimi i një projektligji. Ato banesa janë për 2 mijë qifte. Për 2 mijë qifte të reja s’ka arritur t’i rehatojë me banesa të reja për katër vjet”, tha Krasniqi në “Edicioni Special”, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se çdo dështim në përmirësimin e jetës së njerëzve, kryeministri Kurti po e kamuflon duke “bërë filma në veri”.

“Qeveria Kurti e ka kuptuar këtë gjë më së miri se nuk i duhet të bëjë as banesa e as ta ndal korrupsionin, që ka lulëzuar në qeverinë e tij, e në ministritë e tij ka super skandale, e as të ndërtojë çerdhe, por krejt çka i duhet është që të bëjë filma në veri”, tha ai.

Znanci pogosto svetujejo, naj za zdravo kosilo izločimo ogljikove hidrate, vendar to ne deluje vedno. Bolj smiselno je razumeti, kako sestaviti okusen in uravnotežen obrok. kozarec zelja in prava količina soli Kako pripraviti Večina pozabi dodati kako ohraniti hrustljavo skorjo majhen trik za gladko Ko voda zavre, sol se je motna slanica še varna malo prezrta pečen ali ocvrt krompir z enim trikom Presenetljivo je, da lahko tudi sladica vsebuje veliko zelenjave. Bučke, korenje ali pesa se v testu skoraj skrijejo, hkrati pa poskrbijo za sočnost in nekaj dodatnih hranil. Tako zdrav obrok postane prava poslastica.