Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke thënë se të gjithë punëtorët e Kosovës pa dallim sot meritojnë urimet më të mira.
Ndërkohë, lideri i PDK-së tha se ky 1 Maj i ka gjetur punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik në një krizë me shumë sfida, dhe sipas tij, ende pa ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës.
“Mos miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze e pagës minimale për të përballuar shtrenjtimet e mëdha të çmimeve, është tregues i qartë se qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin”, ka shkruar Krasnqi, transmeton Sot News.
“Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare. Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është minimumi që qeveria e Kosovës duhet të bëjë, ndërsa rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional”.