Lajme

Kreu i FFK-së shtroi darkë për delegacionin e Irlandës së Veriut

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:34 / 8 June 2022

Presidenti Agim Ademi në prag të ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve, Kosovë – Irlandë e Veriut, ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut në krye me presidentin Conrad Kirkwood, si dhe për delegatin e UEFA-s.

Gjatë kësaj darke u shkëmbyen përvojat e dy federatave në fusha të ndryshme rreth futbollit, duke pasur parasysh se të dyja vendet vlerësohen të vogla për nga territori, por që kanë entuziazëm të madh për futbollin, transmeton lajmi.net.

Presidenti Ademi e njoftoi homologun e tij rreth projekteve të realizuara viteve të fundit dhe pasionin e madh që populli i Kosovës e ka ndaj sportit dhe në veçanti ndaj futbollit, derisa të dyja palët u pajtuan që në të ardhmen të përafrohen edhe më shumë dhe të bashkëpunojnë në projekte të ndryshme me qëllim të avancimit të futbollit tek të rinjtë.

Kreu i FF i Irlandës së Veriut, Kirkwood, u shpreh falënderues për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë, teksa në fund të darkës të dyja palët shkëmbyen dhurata, si dhe uruan për lojë të mirë në ndeshjen e nesërme.