Lajme

“‘Krimi’ i Albinit është tepër i rëndë”, ironia e Krakit – ‘godet’ Vuçiqin e Lajçakun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:09 / 24 May 2024

Profesori universitar në Paris, Nezir Kraki, ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Si në lloagrinë e tij të Facebook-ut publikoi një fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar si “evropian” të Lajccakut, të kaluarën e të cilit e përmbeldhi në disa rreshta.

Kraki tha Vuçiq është çetnik i pandryshueshëm edhe sot në OKB tregoi se Serbia nuk është gati as të ndahet nga e kaluara kriminale

“Përballë këtij gjendet Albin Kurti i cili krim të vetëm ka synimin për ta bërë Kosovën shtet funksional. ’Krimi’ i Albinit është tepër i rëndë, prandaj Evropa ka vite që e përkëdhel Serbinë me liderin e saj, pjesëmarrës në barbaritë e Bosnjes dhe Kosovës”, shkroi profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Njohja e gjenocidit të Srebrenicës është identifikim i autorëve të asaj barbarie. Dhe mirë që u bë kështu se patën fillu disa fylla diplomatikë me vajtu me Serbine duke e konsideru gati si viktimë.

Ky në foto është «evropiani» i Lajçakut. Ky që në kohën e luftës në Bosnë thoshte se për një serb duhet të vriten 100 boshnjakë dhe i cili kurrë me mend e me bindje s’ka dalë nga partia e filozofia e Sheshelit.

Ky që ishte ministër në kohën e barbarive në Kosovë dhe që e feston Millosheviqin si burrështetas të madh serb kur i shkon te varri. Ky çetnik i pandryshueshëm edhe sot në OKB tregoi se Serbia nuk është gati as të ndahet nga e kaluara kriminale e gjenocidale dhe as të heq dorë nga planet hegjemoniste të Serbisë së madhe, etnikisht të pastër.

Përballë këtij gjendet Albin Kurti i cili krim të vetëm ka synimin për ta bërë Kosovën shtet funksional. ’Krimi’ i Albinit është tepër i rëndë, prandaj Evropa ka vite që e përkëdhel Serbinë me liderin e saj, pjesëmarrës në barbaritë e Bosnjes dhe Kosovës.

Gli amici spesso consigliano di aprire un blog, ma i loro suggerimenti non funzionano per ogni progetto personale. Per scegliere tono, piattaforma e contenuti con più consapevolezza, vale la pena approfondire l'argomento. Pochi o troppi mirtilli: cosa cambia colazione dolce Caffè nero o zuccherato: aggiunta benefica Potare male le rampicanti prima della primavera quattro bevande meglio degli spuntini serali Con l'arrivo dell'autunno, vale la pena dare al proprio spazio online una voce più personale: brevi note, immagini scelte e riflessioni sincere aiutano a costruire un dialogo costante con i lettori.