Lajme

Kriza energjetike, Mushkolaj tallet me VV-në: Shteti në kollaps, cep më cep

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:53 / 20 June 2025

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar raportimet e mediave që KEK nuk është duke prodhuar energji elektrike.

Për këtë situatë, ai e ka kritikuar partinë në pushtet duke përmendur sloganin e saj në zgjedhjet e fundit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se shteti është në kollaps.

“Shteti në kollaps. Cep më cep!”, ka shkruar ai, duke e shpërnadr komunikatën e KESCO-së, ku paralajmërohet që nga nesër Kosova mund të importojnë të gjithë energjinë elektrike që e shpenzojnë qytetarët.