Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka planifikuar të vizitojë sot privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e lejuan atë të hyjë në vend, shkruan Jutarnji list duke cituar burime të afërta me qeverinë kroate.
Ndërkaq, zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja e Minierave dhe Energjisë, Zorana Mihajloviç, anuloi vizitën e saj zyrtare në Zagreb për shkak të ndalimit të Kroacisë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të vizituar privatisht Jasenovac.
Të martën në Zagreb, Mihajloviq ishte paraparë të takohej me ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kroacisë, Davor Filipoviq, ku temë kryesore e bisedës ishte paraparë të ishte bashkëpunimi rajonal dhe ndërlidhjet e gazit, njoftoi Ministria e Minierave dhe Energjetikës.
Lajme
Kroacia ia ndalon hyrjen Vuçiqit
10:35 / 17 July 2022