Lajme

Kryeministri irlandez: Takim i ngrohtë me presidenten Osmani, përsërita mbështetjen tonë për rrugëtimin evropian

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:25 / 23 June 2022

Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin ka njoftuar për një takim që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, sot në Bruksel.

Martin shkroi se Irlanda e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe evropiane”, shtoi kryeministri irlandez.

Ndryshe Osmani përfaqësoi sot Kosovën në Samitin e BE-së, ku ndër të tjerash deklaroi se qytetarëve të Kosovës po u bëhet padrejtësi sa i përket liberalizimit të vizave.