Lajme

Kryeministri Kurti takohet me William Walker, flasin për librin për Reçakun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:43 / 14 January 2025

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, Ambasadorin William Walker, me të cilin folën për Masakrën e Reçakut dhe dëshminë e tij për këto ngjarje.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, Kurti i shprehu mirënjohje Walkerit për angazhimin në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë, por edhe për kontributin në përkujdesjen dhe promovimin e ndihmës ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Theksoi rolin domethënës dhe proaktiv të Qeverisë së Kosovës në përpjekjet për ta bërë të mundur botimin e librit të memoarëve të Ambasadorit Walker, i cili dokumenton ngjarjet e tmerrshme të Masakrës së Reçakut”.

“Kryeministri Kurti shtoi se ky libër dhe këto dëshmi të Ambasadorit Walker do të shërbejnë si një mjet për promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe për forcimin e narrativës ndërkombëtare që vendi ynë ka përjetuar gjenocid nga ana e shtetit të Serbisë. Vepra si ky libër na ndihmojnë të ruajmë kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme si masakra e Reçakut”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej, sipas qeverisë, libri i Ambasadorit Walker për Masakrën e Reçakut, pasqyron perspektivën e ngjarjeve që ndodhën më 15 janar 1999 në fshatin Reçak.

“Ai është një akt i rëndësishëm që kontribuon në dokumentimin dhe shpërndarjen e dëshmive autentike për krimet e kryera nga regjimi i Serbisë në Kosovë, duke çuar përpara njohjen ndërkombëtare të gjenocidit që ka ndodhur në vendin tonë gjatë periudhës së luftës”.

“Libri kujton viktimat e masakrës së Reçakut dhe nderon të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Pavarësisht 26 viteve të kaluara, Qeveria e Kosovës dhe populli ynë mbeten të angazhuar për të siguruar që e vërteta të mos harrohet kurrë dhe që përgjegjësit për gjenocidin të përballen me drejtësinë”, thuhet në njoftim.

Nový spôsob, ako vybieliť Ako pripraviť dokonalé mladé zemiaky 5 tajomstiev úspešnej úrody: Ideálne Odborník na výživu odhaluje Ako si vyrobiť chladivú termosku na horúce Ako sa zbaviť hmyzu Orchidey budú Ako si spravne využiť letné paradajky Výborný recept na Cuketu, kurací file Tajný tip od záhradníka: Ako strihať luxusné ruže, aby kvitli 9 bylín na znižovanie krvného tlaku: účinné prírodné