Lajme

Kryeministri Malazez: Deklarata e Kurtit, provokim i papranueshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:31 / 22 March 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i ka reaguar kryeministrit kosovar Albin Kurti, për një deklaratë, në të cilën i pari i ekzekutivit kosovar shprehet se Demarkacioni do të trajtojhet ndryshe nga Qeveria e re e Malit të Zi.

“Konsideroj se deklarata e zotërit Kurti është një provokim të papranueshëm, i cili shpall aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi. Është interesant fakti se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe i mandatuari antikushtetues Dritan Abazoviq,” ka shkruar Zdravko Krivokapiq në llogarinë e tij në Twitter.

Ky reagim erdhi pas një deklarate të Z. Kurti pas një vizite në një shkollë të kryeqytetit. Kur, pas pyetjes për demarkacionin Kurti u përgjigj:

“Shpresojmë që së shpejti Mali Zi do të ketë Qeveri të re, me të cilën do të mund të bisedojmë, ta trajtojmë edhe këtë çështje për dallim nga Qeveria paraprake, e cila kishte përbrenda elemente pro ruse përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë”

Ndër tjerash Kurti është shprehur se pas formimit të Qeverisë së re të Malit të Zi, shpreson që njejtë si me Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë, të mbajnë një mbledhje bilaterale edhe me Malin e Zi.

Ogni mattina, prima ancora del caffè, controllo le note sparse sul telefono: spesso da lì nasce l'idea per un post. Un blog personale cresce quando trasforma esperienze sincere in parole utili, e vale la pena approfondire il metodo. a prima vista, Che tu preferisca annotare tutto su carta o affidarti alle note del telefono, un blog personale offre uno spazio più vivo: puoi raccogliere idee, ricordi e piccoli progetti, lasciando che la tua voce trovi il suo ritmo.