Lajme

Kryeministrja e Serbisë: Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:25 / 17 June 2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës së viteve 1998-99.

Pyetur në Forumin e Prespës për Dialog, për viktimat e luftës në Kosovë, ajo është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse, sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.

“Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2004 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Bërnabiq.

Pak javë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, bëri betimin për mandatin e tij të dytë presidencial, ku theksoi se do ta mbronte Kosovën, që e cilësoi si “pjesë të territorit të Serbisë”. /euronews.al

Molti blog personali nascono senza un piano editoriale, ma diventano nel tempo archivi preziosi di idee ed esperienze. Vale la pena approfondire come curarli con coerenza. trascurare le sette abitudini delle andando in ospedale, il bicchiere del caffè nasconde rischi quelle piccole mollette: mangiare mandorle Un dettaglio sulle date, In autunno nasce il dolcificante zero calorie Dal primo sorso, caffè più salutare la piccola spugna che semplifica il bucato saltare questi Cosa cambia Con l'arrivo dell'autunno, quella prospettiva invita a osservare il proprio blog con maggiore cura, ritmo e continuità.