Lajme

“Ku e kanë pa këtë logjikë?”: Muhaxheri i LDK-së ia kthen Hotit për largimin e Abdixhikut

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:53 / 18 March 2025

Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës duke u thirrur në një numër shqetësimesh – prej, sipas tij, rezultatit të pakënaqshëm zgjedhor të partisë e deri te koncentrimi i votës në disa krerë në votat me postë të diasporës.

Por, kryetar i Pejës dhe Nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, e ka parë jo të logjikshme natyrën e kërkesave të Hotit, duke thënë se me Lumir Abdixhikun në krye të partisë rezultati ishte rritje “për 70%”.

“Është dashtë me punu ma shumë për me dalë rezultati më i mirë. Qysh kur rritët 70% me kërku me u shkarku. Kërkohet me u shkarku dikush kur e zvogëlon partinë jo kur e rritë nuk e di këso logjike ku e kanë pa”, tha Muhaxheri për RTV21.