Lajme

Kurti: Asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:24 / 8 July 2024

Kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë virtualisht në Internacionalen Socialiste.

Kurti përmes një video-adresimi ka thënë se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

Ai tha se “sa më shumë që integrohen qytetarët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, aq më të vështirë e ka Serbia që ta arrijë te vizioni i saj për zgjerim territorial”.

“Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë.

Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, deklaroi Kurti mes tjerash.

Entre une cuisson à la poêle et une préparation au four, le choix dépend du temps, de la texture recherchée et du service. Pour affiner les techniques adaptées aux restaurants et cafés, le sujet mérite d'être étudié plus en détail. Bouillir ou tremper les amandes Poêle ou four : boulettes moelleuses quand la recette virale reste incertaine à la poêle, le cœur bien cuit Vu de l'extérieur, une cuisine de café paraît souvent simple, presque spontanée. Pourtant, quelques gestes précis et des produits bien choisis suffisent à donner aux recettes une vraie personnalité.