Lajme

Kurti dhe Lajçak takohen në Greqi, diskutohen hapat e mëtejshëm në dialog

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:24 / 11 July 2022

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Greqi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajçak publikoi një fotografi me Kurtin në Twitter, ku shkroi se folën për hapat e mëtejshëm në dialog, raporton Gazeta Express.

“Në margjinat e datës Symi Symposium-it të 24-të, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe Dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në Dialog”, shkroi diplomati sllovak.

Kurti dhe Lajçak u takuan margjinat e simpoziumit të 24-të “Symi” në Athinë, që është mbledhje vjetore që bashkon politikanë, intelektualë, sipërmarrës e shkencëtarë për të diskutuar lidhur me çështjet urgjente të kohës.