Lajme

Kurti dhe Osmani urojnë Ditën e Goranëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:00 / 6 May 2022

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë uruar komunitetin goran në Kosovë për ditën e tyre.

“Komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës. Sikurse motoja e kësaj feste ‘Kudo që të jesh, për festë në shtëpi të jesh’, Kosova është shtëpi e përbashkët, pra edhe e komunitetit goran. Kjo ditë, në familjet tuaja sjelltë gëzim, tolerancë e mirëkuptim. Duke kontribuar në ruajtjen e traditave tuaja kulturore, ju i jepni më shumë kuptim shumëetnicitetit të Kosovës. Komuniteti goran është pjesë aktive në institucionet e shtetit të Kosovës dhe do ta vazhdojë ta ketë mbështetjen institucionale”, thuhet në komunikatën e presidencës, transmeton Sot News.

Ndërkohë, kryeministri Kurti ka falënderuar pjesëtarët e këtij komuniteti për kontributin e tyre në jetën politike, sociale dhe kulturore të Kosovës.

“Si Qeveri angazhohemi çdo ditë që të mbrojmë të drejtat dhe identitetin kulturor të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka thënë Kurti.

“Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojë të mbështesë projekte të komunitetit goran, si edhe të komuniteteve të tjera, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Urimi përmbyllet me urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë për të gjithë qytetarët goran të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën e Qeverisë.